Industria e softuerëve dhe shërbimeve të IT-së  pati rritje nga janari në shtator

Industria e softuerëve dhe shërbimeve të IT-së pati rritje nga janari në shtator

Industria e softuerëve dhe shërbimeve të teknologjisë së informacionit (IT) në Kinë regjistroi një rritje dyshifrore të të ardhurave në nëntë muajt e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare. Të ardhurat e kombinuara të sektorit të softuerëve u rritën me 13 për qind në baza vjetore në 11.11 trilionë juanë (rreth 1.57 trilionë dollarë amerikanë) gjatë kësaj periudhe, ndërsa fitimet totale u rritën me 8.7 për qind në 1.44 trilionë juanë, sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, citon “Xinhua”. Gjatë kësaj periudhe, eksportet e këtij sektori arritën në 45.94 miliardë dollarë amerikanë, një rritje prej 6.6 për qind në baza vjetore. Të ardhurat totale të sektorit të shërbimeve të teknologjisë së informacionit u rritën me 14.3 për qind në baza vjetore në...