Dyshohet se vrau të riun shqiptar, arrestohet 21-vjeçari (DETAJE)

Dyshohet se vrau të riun shqiptar, arrestohet 21-vjeçari (DETAJE)

Policia italiane ka arrestuar një 21-vjeçar, i dyshuar si autor i vrasjes së shqiptarit Hekuran Cumani, 23 vjeç, banues në Fabriano, i cili u godit me thikë për vdekje para Universitetit të Matematikës në Peruxhia. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri që shpërtheu në parking, mbrëmjen e 18 tetorit. Hetimet e deritanishme tregojnë se i riu i arrestuar dyshohet se ka lidhje të drejtpërdrejtë me krimin. Urdhri i arrestit ndaj tij është lëshuar nga Gjykata e Hetimeve Paraprake e Peruxhias, me kërkesë të Prokurorisë. Sipas raportimeve, atë mbrëmje Hekuran Cumani, vëllai i tij dhe disa miq kishin udhëtuar nga Fabriano drejt Peruxhias për të kaluar mbrëmjen në një klub nate në zonën universitare. Brenda lokalit pati tensione dhe përplasje me disa të rinj italianë...