Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Forcat ukrainase thonë se po mbahen në Pokrovsk mes luftimeve të ashpra
Autoritetet ushtarake të Ukrainës kanë këmbëngulur se forcat e tyre po mbahen fort në qytetin e vijës së parë, Pokrovsk, në lindje të vendit. Ndërkohë, forcat ruse dhe ato ukrainase kanë kryer sulme me raketa dhe dronë në disa zona gjatë natës midis 1 dhe 2 nëntorit. Derisa luftimet po vazhdojnë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se një takim midis presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara “nuk është i nevojshëm tani për tani”. Komentet e tij, të publikuara nga agjencia TASS më 2 nëntor, janë shenjë shtesë se Moska është e vendosur ta vazhdojë pushtimin e plotë, pothuajse katërvjeçar, të Ukrainës, pavarësisht përpjekjeve për paqe të udhëhequra nga SHBA-ja. “Çfarë nevojitet tani është një punë shumë e kujdesshme për të shtjelluar hollësi specifike...