Fjalimi i Ramës në lamtumirën e Nanos, Berisha: Puthja e Judës!

Fjalimi i Ramës në lamtumirën e Nanos, Berisha: Puthja e Judës!

Kryetari i PD, Sali Berisha e ka konsideruar si një tradhti, fjalimin që kryesocialisti Edi Rama mbajti në homazhin e lamtumirës për paraardhësin e tij, Fatos Nano. Përmes një statusi të shkurtër në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar fjalimin e Ramës për Nanon, njëjtë si me puthjen e Judës. ‘Puthja e Judës’, shkruan Berisha, krah videos së shpërndarë në platformën e tij sociale në Facebook. Në homazhet në ndër të ish kryeministrit Fatos Nano, PD u përfaqësua nga nënkryetari Agron Gjekmarkaj dhe Sekretari i Përgjitshëm, Flamur Noka.