Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Pranga të “kërkuarit të Çoles”, vrasja e kushëririt i jep fund arratisë prej 10 vitesh
Prej më shumëse 10 vitesh në arrati, për një tjetër masakër, atë të Çoles në vitin 2015, nuk e penguan Bertil Alliajn, që të vriste edhe djalin e xhaxhait të tij para se të arrestohej nga policia. Dalan Alliaj është viktima e radhës e të kërkuarit Bertil Alliaj, i cili e ka vrarë kushëririn e tij me egërsi duke i zbrazur 8 plumba nga 10 që kishte pistoleta me të cilin kreu vrasjen. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjorm të Vlorës, pranë banesës së xhaxhait të viktimës dhe njëkohësisht xhaxhait edhe të autorit. Për Policinë e Vlorës kësaj radhe nuk ka qenë e vështirë të identifikojnë autorin, pasi në momentin e krimit kanë qenë të pranishëm shumë familjarë të viktimës dhe autorit. Ky...