Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
Organizata terroriste Hamas ende nuk i ka dorëzuar trupat e të gjitha pengjeve të vdekura. Sipas hetimeve mjeko-ligjore të ushtrisë izraelite, sërish janë dorëzuar kufoma të gabuara. Mbetjet e trupave të tre personave të vdekur, që dorëzoi së fundmi grupi islamist Hamas, nuk u përkasin pengjeve të zhdukur, njoftoi ushtria izraelite, duke ju referuar analizave dhe hetimeve të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Mbetjet mortore iu dorëzuan nga Hamasi të premten në mbrëmje përfaqësuesve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Rripin e Gazës, dhe ata ia përcollën ato më pas ushtrisë izraelite. Izraeli akuzon Hamasin për gënjeshtra Një ditë më parë, të enjten 30.10, Hamasi dorëzoi dy trupa pa jetë, të cilët u përkisnin vërtet izraelitëve Amiram Cooper dhe Sahar Baruch. Grupi islamist Hamas...