Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle Shqipëri – Kosovë, ja deri kur zgjat

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle Shqipëri – Kosovë, ja deri kur zgjat

Në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës është rikthyer regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa shqiptare dhe kosovare. Ky regjim ka hyrë në fuqi më 1 nëntor dhe do të mbetet në zbatim deri në fund të muajit shkurt të vitit të ardhshëm. Gjatë kësaj periudhe, kontrollet kufitare do të aplikohen vetëm për mjetet me targa të huaja, por me një procedurë të përshpejtuar, për të shmangur radhet dhe pritjet e gjata në pikat e përbashkëta, veçanërisht në Morinë dhe Vermicë. Regjimi pa kontrolle u rikthye pas një pezullimi njëmujor gjatë tetorit, periudhë gjatë së cilës u krye regjistrimi dhe kontrolli i mjeteve e udhëtarëve. Edhe në atë periudhë, në fundjavë dhe gjatë festave zyrtare, nuk janë aplikuar kontrolle për qytetarët dhe...