Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Kandidate për banore burgu”/ Reagon Bardhi: E pandehura Belinda Balluku e mban peng Edi Ramën me afera korruptive
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, në një reagim në rrjetet sociale ka deklaruar se zv kryeministrja Belinda Balluku është ajon që mban peng kryeministrin Edi Rama për shkak të aferave korruptive. Postimi i plotë: Belinda Balluku ka më shumë tituj/pozicione politike/publike se vetë Edi Rama. Ajo rezulton se aktualisht është:Zëvendëse e “Palloshit të gjatë” siç e quante vetë nëpër sms në Këshillin e Punëve të Pista (ZëvendësKryeministre);Ministre e Energjisë, Tuneleve dhe Rrugëve të florinjta (Ministre);Deputete e interesit personal (Deputete);Drejtuese Politike e qarkut të “Torta Belinda” (Drejtuese Politike qarku Fier);Drejtuese Politike e qarkut ku kryetar bashkie është i korruptuari tjetër Erion Veliaj (Drejtuese Politike qarku Tiranë);Anëtare e një fisi të bukur (Bërë me paratë e shqiptarëve);Dhe së fundmi, titulli më me shumë peshë:...