Policia Kufitare e Sarandës ka goditur një rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, duke vënë në pranga një 29-vjeçar nga Lushnja.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Gjatë kontrolleve të zhvilluara në vendin e quajtur “Sorone”, në fshatin Xarë, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë konstatuan një automjet tip “Volkswagen”, me të cilin po transportohej një emigrant i parregullt nga Pakistani. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Nga hetimet rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi A. K., 29 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë, po transportonte emigrantin kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e tij të paligjshëm në kufirin me Greqinë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
