Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Obama kritikon politikat e Trump: SHBA është në një gjendje mjaft të zymtë
Ish-Presidenti amerikan, Barack Obama kritikoi të shtunën presidentin Donald Trump për politikat e tij të cilat i ka cilësuar kaotike. Obama paralajmëroi për rreziqet që kërcënojnë demokracinë amerikane. Obama kritikoi politikat e presidentit aktual në një tubim për kandidaten për guvernator të Virxhinias, Abigail Spanberger dhe kandidatin për guvernator të Nju Xhersit, Mickey Sherrill. “Le ta pranojmë, vendi dhe politika jonë janë në një gjendje mjaft të zymtë tani”, u tha ish-presidenti mbështetësve të Spanberger të mbledhur në Universitetin Old Dominion në Norfolk të Virxhinias. “Është e vështirë të vendosësh nga t’ia fillosh sepse çdo ditë kjo Shtëpi e Bardhë u ofron qytetarëve një grumbull të ri paligjshmërie, pakujdesie dhe çmendurie dashakeqe dhe thjesht të pakuptimtë”, shtoi ai. Obama kritikoi ashpër politikën “kaotike” të tarifave të Trump dhe vendosjen e Gardës Kombëtare në shtetet amerikane. “A po funksionon ekonomia më mirë për ju? Sepse sigurisht që ka qenë më mirë për Trumpin dhe familjen e tij”, shtoi...