Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Shqipëria po i beson Inteligjencës Artificiale”- Euronews: A mundet që “Diella” ta çojë vendin drejt anëtarësimit në BE?
Rrjeti televiziv i lajmeve “Euronews” i ka kushtuar një shkrim ministres së Inteligjencës Artificiale në Shqipëri, “Diella”, duke shtruar pyetjen se “a mund ta çojë kjo Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian?”. Në artikullin e Euronews shkruhet ndër të tjera se Qeveria shqiptare po i beson inteligjencës artificiale për të përshpejtuar rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një nismë novatore që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare: krijimin e një “ministre virtuale”, të quajtur Diella, e cila do të përdoret për të reformuar proceset e prokurimeve publike dhe për të luftuar korrupsionin”. Teksa shpjegon kuptimin e emrit të ministres, Euronews, shkruan se “Rama, i cili ka siguruar mandatin e katërt si kryeministër, deklaron se Diella do ta ndihmojë Shqipërinë të bëhet “një vend ku tenderat publikë janë 100% të lirë nga korrupsioni””. ...