“Përtej Horizontit” në Korçë, shfaqja mirëpritet nga publiku në teatrin “Andon Zako Çajupi”

“Përtej Horizontit” në Korçë, shfaqja mirëpritet nga publiku në teatrin “Andon Zako Çajupi”

Në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” u shfaq mbrëmjen e së shtunës premiera e dramës “Përtej Horizontit” të Eugene O’Neill, e sjellë në shqip nga regjisori Silvio Goskova. Vepra ngjalli emocione të forta tek publiku, duke reflektuar mbi ëndrrat, dashurinë, fatin dhe kufijtë e zgjedhjeve njerëzore. Për regjisorin e shfaqjes kjo dramë është një udhëtim i brendshëm që prek çdokënd, sepse flet për atë që humbasim teksa ndjekim ëndrrat tona. Është një thirrje për të parë përtej vetes, përtej horizontit të zakonshëm. Emocionet pas shfaqjes i kanë ndarë edhe disa nga aktorët, të cilët kanë vlerësuar bashkëpunimin me regjisorin dhe pritjen e publikut korçar. “Përtej Horizontit” do të vijojë të shfaqet edhe përgjatë kësaj të diele, duke ftuar publikun të përjetojë një vepër të...