Fatos Nano përcillet në banesën e fundit, Rama e Kurti bëhen bashkë

Fatos Nano përcillet në banesën e fundit, Rama e Kurti bëhen bashkë

Nën tingujt e “My Way”, të Frank Sinatrës, arkëmorti me trupin e ish-kryeministrit të ndjerë Fatos Nano doli nga holli i Pallatit të Kongreseve, ndërsa familjarët, miqtë dhe deputetë socialist e ndoqën nga pas të shoqëruar nga muzika funebre. Qindra qytetarë të mbledhur në të dyja anët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” hodhën karafila të bardhë, mbi arkivolin e liderit historik të PS. Pranë bashkëshortes së Fatos Nanos, shihet Linda Rama e cila mban afër Xhoanën, ndërsa kryeministri Edi Rama shihet në prani të kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësuesve nga Maqedonia e Veriut.