Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit me tingujt e këngës legjendare të Frank Sinatra (VIDEO)

Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit me tingujt e këngës legjendare të Frank Sinatra (VIDEO)

Ka përfunduar ceremonia e homazheve në nder të liderit historik të PS, Fatos Nano. Ish-kryeministri do të përcillet për në banesën e fundit, ku arkëmorti do të prehet në varrezat e Sharrës në kryeqytet. “Dhe tani, fundi është afër…”, tingujt e këngës legjendare të Frank Sinatra dëgjoheshin ndërsa arkivoli me trupin e tij doli nga vendi i homazheve në Pallatin e Kongreseve. Familjarë, miq, mijëra qytetarë, autoritete shtetërore, të komuniteteve fetare, trupit diplomatik, i kanë dhënë lamtumirën e fundit duke e përcjellë kortezhin me nderim dhe arkëmortin e vendosur mbi një top, e shoqëruan në bulevardin kryesor. Sipas protokollit, pas përcjelljes me ceremoni funebre, nderimet e fundit do bëhen në një ceremoni private nga familja e tij, në varrezat e Sharrës. Në respekt për kontributin e...