Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“E premtja, dita e zezë e partisë shtet”/ Sali Berisha: Nuk quhet më Lubie Balluku, por Rahmetile Balluku, frikë…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me një postim ironik ndaj Belinda Ballukut, të cilës ditën e premte iu komunikua akuza për shkelje të barazisë në tendera. Në postimin e tij, Berisha përdor termin “Lubofobia”, për të përshkruar, sipas tij, frikën që ka përfshirë figurat e larta të PS-së pas zhvillimeve të fundit. Postimi i Sali Berishës: Lubofobia! Miq! Të premten e zezë të narko-partisë në administratën e partisë-shtet, te ministrat, deputetët, zyrtarët e lartë qendrorë dhe lokalë, por edhe punonjësit e thjeshtë, shpërtheu si epidemi mortaje një frikë e re e panjohur më parë, dhe kjo frikë ishte Lubofobia. Vëzhguesit konstatuan se ata të gjithë, të pushtuar nga Lubofobia, me një shpejtësi të rrufeshme, asgjësuan nga rrjetet e tyre sociale çdo status, klikim, share, postim,...