Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Fjalim prekës/ Xhoana Nano mes lotëve: Sot është dita më e errët e jetës, shpresa e zhgënjime…
Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, bashkëshortja e Fatos Nanos, Xhoana Nano, mbajti një fjalë prekëse në ceremoninë e homazheve shtetërore në nder të liderit historik të Partisë Socialiste. Ajo e përshkroi ditën e sotme si më të errëtën e jetës së saj, duke kujtuar me dashuri, mirënjohje dhe krenari njeriun me të cilin ndau një çerek shekulli jetë, ëndrra, shpresa dhe sfida të përbashkëta. “Dita e sotme është dita më e errët dhe e trishtuar e jetës, po ndahem me njeriun me të cilin kalova një çerek shekulli jetë, më lidhen shumë e shumë ëndrra, shpresa e zhgënjime të përbashkëta. Sot është një nga ato ditë që s’do dëshiroja ta jetoja kurrë, e tillë është kjo ditë edhe për fëmijët tanë....