Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Dita më e errët e jetës”, Xhoana Nano: Fatos Nano e urrente servilizmin, pse u dashurova me të
“Dita e sotme është për mua dita më e errët dhe e trishtuar e jetës. Po ndahem nga njeriu që kalova çerek shekulli jetë. Sot është një nga ato ditë që unë nuk do dëshiroja të jetoja kurrë. E tillë është kjo ditë edhe për fëmijët tanë. Unë një vajzë e re, rashë në dashuri me Fatosin. Atëhere nuk e kuptoja pse. Por tani e di. Nuk rashë në dashuri me Fatosin, por me vizionin e një Shqipërie ndryshe. Me kalimin e kohës, ditë as dite, unë pata fatin të zbuloja te Fatosi vlera e cilësi që nuk janë të shpeshta në jetën tonë, aq më pak në ketën publike dhe politike. Disa cilësi të tij, i njohim të gjithë. Por kur vjen një moment...