Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Djali i Fatos Nanos: Nuk kishte frikë nga humbja, e donte lirinë si frymë, jo slogan
“Jam i prekur nga vëmendja, përkujdesja juaj që kam ndjerë për babain tim. Ju jam mirënjohës për fjalët e ndjera dhe telefonatat nga të katërta anët e botës për kujtikin e tij. Familjen tim e ka lidhur fati me popullin shqiptar dhe e kemi ndjerë mbështetjen. Sot është një ditë ndryshe. Sot Fatos Nano ikën nga kjo botë, por vetëm fizikisht. Im atë ishte i pari që më foli për demokracinë, i pari që nuk e kishte frikë humbjen. Ai më mësoi garën e vërtetë. Ai ishte njeriu shumë dimensional. Ai e donte lirinë si frymë, jo si slogan. Ai ngrinte ura, jo mure. Ishte i butë e tolerant. Faleminderit kampion për guximin, kokfortësinë dhe zemrën. Do të kujtojmë si baba, shok e burrë shteti...