Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha

Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha

Të pranishëm për nderimin e ish kryeministrit Fatos Nanos janë edhe opozitarët.  Fatmir Mediu, Agron Duka, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Lulzim Basha dhe Tedi Blushi, po nderojnë liderin historik të Partisë Socialiste.  “Kam pasur një miqësi shumë të ngushtë me Nanon. Jemi njohur që nga viti 2000 bashkë, ruajmë kujtime të mrekullueshme. Më vjen ndërmend shprehja e doktor Solisit, Nano vdiq kur i vdiq ajo që kishte me të mirën në trupin e tij, truri. Çdo njeri ka anët e forta të tij të vetat, Nano kishte trurin. Kur i vdiq truri, vdiq Nano”, tha Duka.  “Unë do ta kujtoj Nanon si njeri i mendimit dhe i tolerancës. Një kundërshtar që me të cilin kur debatoje duhet të mendoje thellë dhe padyshim me kontribute në të gjithë jetën politike të këtij vendi. Askush nuk është perfekt, por Fatos Nano kishte tolerancën, që jo shumë politikanë shqiptarë...