LIVE- Kabineti qeveritar homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano

LIVE- Kabineti qeveritar homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur që prej orës 08:30 homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano i cili u nda nga jeta më 31 tetor.  Anëtarët e kabinetit qeveritar kanë mbërritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve për të kryer homazhe në ndër të Fatos Nanos.  Ministrat e qeverisë, Belinda Balluku, Albana Kociu, Mirela Kumbaro dhe të gjithë me radhë u takuan me familjarët e ish-kryeministrit Nano.  Pas ceremonisë, arkëmorti do të vendoset në shtratin e një topi dhe do përcillet për në banesën e fundit.  Ky është nderimi më i lartë që i bëhet një personaliteti shtetëror i cili ka mbajtur detyrën e kryeministrit