Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Erion Veliaj ‘nuk harron’ Nanon/ Dërgon nga qelia kurorën me lule në nderim të ish-kryeministrit
Në pamundësi për të qenë vetë prezent në ceremoni, Erion Veliaj ka dërguar një kurorë me lule në emër të tij për ta vendosur pranë arkëmortit të ish-kryeministrit Fatos Nano. Nano përcillet sot për në banesën e fundit. Lideri historik i Shqipërisë, ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 73-vjeçare. Grupi i Partisë Socialiste kanë shkruar së bashku për të kryer nderimet e fundit për Nanon, ndërsa ceremonia do të mbyllet me një fjalim të kryeministrit Rama, njëkohësisht pasardhës i Nanos dhe bashkëshortes, Xhoana Nano.