Gjendet një granatë dore në Portin e Durrësit

Gjendet një granatë dore në Portin e Durrësit

Një granate dore eshte gjetur mëngjesin e sotëm nga një roje e një kompanie ndërtimi në afërsi të murit rrethues të portit të Durrësit. Ajo  duket se i përket armatimeve të vitit 1997. Sipas policisë, granata është difensive dhe pjesë e armatimit të Ushtrisë Shqiptare nga trazirat e vitit 1997. Ajo është pa armëzim (në gjendje të vjetër) dhe nuk përbën rrezik për shpërthim. Xhenierët do të merren me asgjësimin e saj. Prezenca e saj është vënë re mëngjesin e sotëm nga një qytetar durrsak pranë murit rrethues të portit të Durrësit, në afërsi të Urës së Dajlanit./vizionplus.tv