Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Lulzim Basha pjesë e homazheve për Fatos Nanon
Ish kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës, në nderin të liderit historik të PS Fatos Nano. Basha është shoqëruar nga “besnikja” e tij, ish deputetja Oriola Pampuri. Pjesë e ceremonisë ka qenë edhe ish presidenti Alfred Moisiu, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, ministrja e Jashtme Elisa Spiropali, ish kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Ogerta Manastirliu e shumë personalitete nga bota e artit dhe kulturës. Pas nderimeve publike, tashmë është radha e personaliteteve shtetërore dhe trupës diplomatike për të nderuar ish kryeministrin Nano, i cili u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.