Burimi:
Tesheshi.com
Foto © Tesheshi.com
Homazhet për Fatos Nanon: ish-truproja, emra socialistësh që nuk e deshën
Në homazhet për vdekjen e Fatos Nanos këtë të dielë, mbajtur në Pallatin e Kongreseve, mes të shumtëve që folën për median ishte dhe Tori, sicc njihet prej vitesh në rrethet gazetareske, ish-truproja e Fatos Nanos. Nën dëshpërim për njerun që i ndenji afër për vite me radhë, edhe në kohërat e vështira ‘97-’98, Tori – Viktor Agolli, përmendi tre emra ish-socialistësh, njëri ikur nga jeta, si njerëz që sipas tij nuk e deshën të ndjerin. “Jetën politike nuk ia shkatërroi vetëm Sali Berisha, por edhe bashkëpunëtorët e vet, Servet Pëllumbi, Ilir Meta, Namik Dokle, Luan Hajdaraga e shumë të tjerë”, tha Tori, duke vlerësuar me superlativa ish-shefin e tij ikur nga kjo botë. “Fatos Nano do mbahet mend nga njerëzit e thjeshtë. Për atë...