Homazhet për Fatos Nanon/ Fatmir Mediu: Politikan tolerant dhe kundërshtar i denjë!

Homazhet për Fatos Nanon/ Fatmir Mediu: Politikan tolerant dhe kundërshtar i denjë!

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, mori pjesë në ceremoninë mortore për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano, duke shprehur vlerësimin e tij për figurën politike të ndjerë. Në fjalën e tij, Mediu e përshkroi Nanon si një politikan të mendimit të thellë dhe të tolerancës, një kundërshtar të denjë me të cilin debatet kërkonin reflektim serioz. “Unë do ta kujtoj Nanon si njeri i mendimit dhe i tolerancës. Një kundërshtar që me të cilin kur debatoje duhet të mendoje thellë dhe padyshim me kontribute në të gjithë jetën politike të këtij vendi,” tha Mediu. Ai shtoi se, ndonëse askush nuk është perfekt, Fatos Nano kishte një cilësi të rrallë në politikën shqiptare: tolerancën. “Jo shumë politikanë shqiptarë e kanë këtë,” tha Mediu