Deputeti i PS, Erion Braçe mori pjesë në homazhet në nder të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nanos. Braçe tha se Nano iu dha mundësinë të gjithëve, edhe atyre që dolën nga rrënojat e partisë së punës, që të bënin karrierë brenda PS.
“Nano i dha mundësi të gjithëve papërjashtim, edhe atyre që ishin në rrënojat e partisë së punës dhe dolën prej saj dhe të gjithë të tjerëve që iu bashkuan PS më pas. Pa i mohuar kurrkujt mundësinë për tu rritur zhvilluar dhe bërë karrierë brenda PS. I dha lirinë të bëheshin njerëz më të mirë dhe të bënin një parti edhe më të mirë se sa ajo që trashëguan”, tha Braçe.
Erion Braçe përlotet në homazhet për Nanon: Na dha të gjithëve mundësinë të rriteshim
