Vrasja e 36-vjeçarit në Gjormë nga kushëriri, flasin banorët: Nuk dëgjuam armë! Autorin se kemi parë në fshat nga 2015

Vrasja e 36-vjeçarit në Gjormë nga kushëriri, flasin banorët: Nuk dëgjuam armë! Autorin se kemi parë në fshat nga 2015

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjormë të Vlorës. 36-vjeçari Dallan Aliaj mbeti i vdekur pasi u qëllua me 5 plumba nga kushëriri i tij, Bertil Alliaj 32 vjeç.  Ngjarja ka ndodhur në rrugën përballë shtëpisë së këtij të fundit rreth orës 20:00 të mbrëmjes.  Për Report Tv, kanë folur banorët e zonës, të cilët thonë se lajmin e kanë marrë vesh nga televizori dhe se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Ndër të tjera ata thonë se nuk dihet arsyeja e konfliktit ndërsa autori ishte larguar nga fshati që prej vitit 2015 dhe që atëherë nuk ishte parë më në zonë.  “E morëm vesh nga televizori. Ka pasur kohë që nuk dukej në fshat. Ka qenë i larguar, punët e tij, hallet e tij. Nuk dihet arsyeja.  Ky që humbi...