Britani e Madhe, sulm me thikë në një tren/ 10 të plagosur, 9 prej tyre në gjendje të rëndë

Britani e Madhe, sulm me thikë në një tren/ 10 të plagosur, 9 prej tyre në gjendje të rëndë

Një sulm i rëndë me thikë ka ndodhur në një tren pasagjerësh në Britaninë e Madhe , ku 10 persona u plagosën, 9 prej tyre në gjendje të rëndë.  Një hetim i gjerë ka nisur për ngjarjen e rëndë, ku është përfshirë dhe policia e antiterrorit.  Incidenti ndodhi të shtunën rreth orës 19:40, kur treni që udhëtonte nga Doncaster drejt London King’s Cross u ndal urgjentisht në stacionin Huntingdon, në Cambridgeshire, pas raportimeve për një sulm me armë të ftohtë.  Sipas policisë britanike të transportit, një burrë i armatosur me një thikë të madhe u neutralizua nga forcat policore, pas një sulmi të dhunshëm në bord. Deri më tani dy persona janë arrestuar.  Në vendngjarje mbërritën forcat e armatosura, mjekë, ambulanca ajrore dhe policia e transportit. Dëshmitarë për Sky Neës thanë se sulmi nisi rreth dhjetë minuta...