Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Na dha të gjithëve mundësinë”/ Braçe homazhe për Fatos Nanon: Pa i mohuar kurrkujt asgjë…
Deputeti i PS, Erion Braçe mori pjesë në homazhet në nder të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nanos. Braçe tha se Nano iu dha mundësinë të gjithëve, edhe atyre që dolën nga rrënojat e partisë së punës, që të bënin karrierë brenda PS. “Nano i dha mundësi të gjithëve papërjashtim, edhe atyre që ishin në rrënojat e partisë së punës dhe dolën prej saj dhe të gjithë të tjerëve që iu bashkuan PS më pas. Pa i mohuar kurrkujt mundësinë për tu rritur zhvilluar dhe bërë karrierë brenda PS. I dha lirinë të bëheshin njerëz më të mirë dhe të bënin një parti edhe më të mirë se sa ajo që trashëguan”, tha Braçe.