Bombë pranë Portit të Durrësit, detajet e para

Bombë pranë Portit të Durrësit, detajet e para

Një bombë është vënë re mëngjesin e sotëm nga një qytetar durrsak pranë murit të jashtëm rrethues të portit të Durrësit, në afërsi të Urës së Dajlanit. Burime bëjnë me dije se qytetari ka sinjalizuar menjëherë policinë vendore, ndërkohë që një patrullë ka mbërritur brenda pak minutash në vendngjarje. Po ashtu dyshohet që bomba ka dalë në pah nga punimet që po bëhen për marinën turistike, ndërkohë që Policia ka rrethuar zonën dhe po kryen veprimet e nevojshme.