Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Arrestohet 21-vjeçarja/ U kap duke lëvizur pa patentë, gjatë kontrollit policia gjen edhe 10 pasaporta të falsifikuara
Një 21 vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi u kap duke drejtuar makinën pa patentë. Gjatë kontrolleve të kryera të të resë, Denada Lerakut iu gjetën edhe 10 pasaporta të falsifikuara “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen D. L., 21 vjeçe, banuese në Tiranë pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.