Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
U kap duke drejtuar mjetin pa patentë në Fier, 21-vjeçares i kapen 10 pasaporta të falsifikuara
Policia e Fierit ka arrestura një 21-vjeçare nga Tirana, e cila u kap duke drejtuar makinën pa leje drejtimi. Në një njoftim për media, policia bën me dije se gjatë kontrollit, 21-vjeçares iu gjetën dhe sekuestruan edhe 10 pasaporta të falsifikuara. “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen D. L., 21 vjeçe, banuese në Tiranë pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara”, njofton policia./vizionplus.tv