Kush janë dy deputetët që do përfaqësojnë PD në homazhet për Fatos Nanon

Në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, gjatë ceremonisë në Pallatin e Kongreseve pritet të mbajë një fjalë në emër të familjes bashkëshortja e tij, Xhoana Nano dhe kryeministri Edi Rama.
Pas homazheve, arkëmorti i Fatos Nanos do të kalojë përpara godinës së Kryeministrisë për t’u përcjellë më pas drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.
Në homazhe pritet të marrin pjesë personalitete të shumta nga rajoni dhe politika shqiptare. Nga Maqedonia e Veriut do të jetë i pranishëm kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, nga Kosova, kryeministri Albin Kurti, disa ministra dhe deputetë, ndërsa Malin e Zi do ta përfaqësojë zëvendëskryeministri i vendit.

Nga opozita shqiptare, Partia Demokratike pritet të përfaqësohet nga Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj.
Ceremonia e personaliteteve shtetëror dhe trupit diplomatik do të nisë në orën 11:15, ndërsa kanë filluar që tani ardhja e disa politikaëve, si deputeti Erion Braçe, ish deputeti Spartak Braho, Shezai Rrokaj, kreu i PR Fatmir Mediu e ish ministri Arben Malaj./vizionplus.tv