Familja Alliaj ka hapur dyert e mortit në Levan të Fierit, pas ngjarjes tragjike që tronditi zonën mbrëmjen e djeshme në Gjorm të Vlorës. Viktima, 36-vjeçari Dalan Alliaj, baba i dy fëmijëve dhe pronar i një servisi automjetesh, do të përcillet sot në orën 13:00 për në banesën e fundit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Banorët e Levanit, të tronditur nga lajmi, e përshkruajnë Dalanin si një njeri model, punëtor dhe korrekt. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
“Fisi më punëtor në rruzull janë. Çdo gjë e kanë me djersë,” – u shpreh një prej banorëve me lot në sy, duke theksuar se autorin nuk e njihte pasi jetonte në Gjorm.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti për motive ende të paqarta, ndërsa autori i dyshuar, 32-vjeçari Bertil Alliaj, kushëriri i viktimës, është arrestuar nga policia.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Gjatë marrjes në pyetje, ai ka pranuar se ka kryer vrasjen, duke deklaruar se e bëri “për një arsye të fortë”, të cilën ka refuzuar ta zbulojë në këtë fazë të hetimeve.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të motivit të krimit që tronditi dy familje të së njëjtës fis në Fier e Vlorë.
