Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Homazhet për Fatos Nanon/ Mbërrijnë figura politike në hollin e Pallatit të Kongreseve (FOTO)
Prej orës 08:30, kanë nisur homazhet në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano i cili vdiq më 31 tetor, pas disa javësh i shtruar në gjendje të rëndë në spital. Në hollin e Pallatit të Kongreseve, familjarët e ngushtë të liderit historik të së majtës, kanë pritur ngushëllimet e dhjetëra qytetarëve të ardhur dhe nga rrethet e vendit. Kurora me lule e buqeta janë vendosur në arkëmortin e ish-kryeministrit, ndërsa sic shihet në foto, në rreshtin e parë të pritjes së ngushëllimeve janë vendosur sipas radhës, bashkëshortja e ish-kryeministrit, Xhoana Nano, dy fëmijët e tij nga martesa me gruan e parë Rexhina Nano, djali i Xhoanës dh eish-bashkëshortja Rexhina. Më pas shihen bashkëpunëtorë të ngushtë të tij. Figura politike të njohura në vend, si Fatmir Mediu,...