(VIDEO)Zjarr në një rrjet dyqanesh në Meksikë, humbin jetën 23 persona

(VIDEO)Zjarr në një rrjet dyqanesh në Meksikë, humbin jetën 23 persona

23 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë u plagosën të shtunën në një zjarr që shpërtheu në një rrjet dyqanesh në qytetin verior meksikan të Hermosillo-s. Sipas guvernatorit të shtetit të Sonora-s, Alfonso Durazo zjarri shpërtheu në një dyqan Waldo’s në kryeqytetin e shtetit.  Durazo tha se deri më tani ka raportime për 23 të vdekur dhe 11 të plagosur që po trajtohen në spitale të ndryshme në qytet. Fatkeqësisht mes viktimave ka edhe të mitur. Viktimat janë 12 gra, pesë burra, katër djem dhe dy vajza.  Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum shprehu ngushëllimet e saj në një postim”X’. Ajo tha se i kishte urdhëruar Ministres së Brendshme Rosa Isela Rodriguez të dërgonte një ekip mbështetës për të ndihmuar familjet dhe të plagosurit.  Sekretariati i Sigurisë Publike i Sonora i tha Platformës X se zjarri nuk ishte shkaktuar nga zjarrvënie e qëllimshme apo ndonjë akt tjetër...