Maqedoni e Veriut/ Sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, votohet për kryetarë në 32 komuna dhe qytetin e Shkupit

Maqedoni e Veriut/ Sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, votohet për kryetarë në 32 komuna dhe qytetin e Shkupit

Sot në Maqedoninë e Veriut mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Kryetarët e komunave do të zgjidhen në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune do të votohet në kryeqendër (Shkup) dhe në Aerodrom, Bogovinë, Bërvenicë, Valandovë, Vinicë, Dibër, Debarcë, Demir Kapi, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Krushevë, Kumanovë, Lozovo, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Rosoman, Strugë, Studeniçan, Tetovë, Qendër, Çeshinovë Obleshevë, Çucer Sandevë, Shuto Orizari, Dollneni, Dojran dhe Zërnovci.  Në raundin e dytë të zgjedhjeve kanë të drejtë të votojnë 1.013.375 votues. Prej tyre, në qytetin e Shkupit të drejtë vote kanë 474.304 votues.  Në kryeqytet, në komunat Qendër, Aerodrom, Karposh, do të ketë dy fletëvotime për votim sepse po zgjidhen kryetari i Qytetit të Shkupit dhe...