FOTO-VIDEO/ Homazhet për Fatos Nanon në Pallatin e Kongreseve, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit

FOTO-VIDEO/ Homazhet për Fatos Nanon në Pallatin e Kongreseve, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit

Prej orës 08:30, kanë nisur homazhet në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano i cili vdiq më 31 tetor, pas disa javësh i shtruar në gjendje të rëndë në spital.  Në hollin e Pallatit të Kongreseve, familjarët e ngushtë të liderit historik të së majtës, kanë pritur ngushëllimet e dhjetëra qytetarëve të ardhur dhe nga rrethet e vendit.  Po ashtu, edhe figura politike të njohura në vend, si Fatmir Mediu, Agron Duka, Arben Malaj dhe emra të tjerë janë ndër të parët që kanë mbërritur në ceremoninë e homazheve për nder të ish-kryeministrit Fatos Nano.  Kurora me lule e buqeta janë vendosur në arkëmortin e ish-kryeministrit, ndërsa sic shihet në foto, në rreshtin e parë të pritjes së ngushëllimeve janë vendosur sipas  radhës, bashkëshortja e ish-kryeministrit, Xhoana Nano, dy fëmijët e tij nga martesa me gruan e parë Rexhina Nano,...