Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vdekja e Fatos Nanos, dy nëntori ditë zie/ Nisin homazhet në Pallatin e Kongreseve
Lamtumira e fundit. E diela është ditë zie me vendim qeverie në nderim të ish kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë, në moshën 73-vjeçare. Në Pallatin e Kongreseve, kanë nisur homazhet publike, për çdo qytetar që do të dojë t’i japë lamtumirën Fatos Nanos, dhe do të zgjasin deri në orën 11. Nga ora 11 e 15 deri ne 11 e 45 do të kryhen homazhet shtetërore, për personalitetet e larta politike e shtetërore. Gjatë kësaj kohe, do të mbahet një fjalim nga kryeministri Edi Rama dhe një familjar i Fatos Nanos. Në orën 12, do të ndërpriten të gjitha aktivitetet publike dhe do të mbahet një minute heshtje. Kurse gjate gjithë ditës, flamujt në institucione shtetërore do...