Xhoana Nano dhe ish-bashkëshortja Rexhina, në ceremoninë e homazheve për Fatos Nanon

Xhoana Nano dhe ish-bashkëshortja Rexhina, në ceremoninë e homazheve për Fatos Nanon

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet për liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Të pranishëm janë familjarë të Fatos Nanos, mes tyre bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, djali Sokoli dhe ish-bashkëshortja Rexhina. Homazhet publike kanë nisur që prej orës 8:30. Ish-kryeministri Fatos Nano u nda nga jeta më 31 tetor, në moshën 73-vjeçare.