Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Person me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, e shkuara e errët e Bertil Alliaj, i dënuar me 35 vjet për “Masakrën e Çoles”
Bertil Alliaj 32-vjeç është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia e Vlorës, pasi vrau djalin e xhaxhait Dallan Alliaj. 32-vjeçari, i cilësuar nga policia si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ishte dënuar nga gjykata në vitin 2016 me 35 vjet burg për “Masakrën e Çoles” ku 3 të rinj mbetën të vrarë brenda një kazinoje në vitin 2015, si dhe i dënuar me 35 vite mungesë. Ky vendim u ekzekutua menjëherë pas arrestimit.Lexo edhe :Related Posts Si ndodhi “Masakra e Çoles” Kujtojmë se në masakrën e ndodhur në lagjen Çole të Vlorës, në vitin 2015 mbetën të vrarë tre të rinj. Në këtë ngjarje humbën jetën 29-vjeçari Akil Hasanaj (emri i mëparshëm Haki Rakipi), 27-vjeçari Ardi Velaj (emri i mëparshëm Ferdian Velaj) si...