Sulm me thika në një tren në Angli, plagosen 10 persona, 9 prej tyre në gjendje të rëndë

Sulm me thika në një tren në Angli, plagosen 10 persona, 9 prej tyre në gjendje të rëndë

Një sulm me thika në një tren pasagjerësh në Angli ka lënë pas 10 persona të plagosur, 9 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme, kur treni që udhëtonte nga Doncaster drejt London King’s Cross u ndal urgjentisht në stacionin Huntingdon, në Cambridgeshire, pas raportimeve për një sulm me armë të ftohtë. Policia e antiterrorit është bashkuar me hetimin, ndërsa ngjarja ka tronditur opinionin publik britanik. Incidenti ndodhi të shtunën rreth orës 19:40, kur treni që udhëtonte nga Doncaster drejt London King’s Cross u ndal urgjentisht në stacionin Huntingdon, në Cambridgeshire, pas raportimeve për një sulm me armë të ftohtë. Sipas policisë britanike, autori, u neutralizua menjëherë pas ngjarjes së rëndë.  Deri më tani dy...