FOTO/ Ky është 36-vjeçari që u vra me 6 plumba nga kushëriri në Vlorë

Gazetarja e Vizion Plus Efrosina Papa ka siguruar foton e 36-vjeçarit  Dalan Alliaj, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjorm të Vlorës, pasi u qëllua nga kushëriri i tij, Bertil Alliaj.
Dalan Alliaj, rezulton administrator i kompanisë Allidagu në Fier, me aktivitet në fushën e prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimeve, mbarështimi i kafshëve në fermat agroblegtorale të mëdha, tregti kafshësh të gjalla si dhe servis e tregti automjetesh.Lexo edhe :Related Posts
Viktima ka marrë 6 plumba në trump, ndërsa trupi i pajetë i 36- vjeçarit është gjetur nga familjarët e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20: 25 minuta të mbrëmjes së të shtunës.

Autori, Bertil Alliaj pas arrestimit, nuk ka pranuar të tregojë arysen e konfliktit që çoi në vrasjen e 36-vjeçarit./vizionplus.tv