Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Lamtumira e fundit për Fatos Nanon/ Nisin homazhet publike në Pallatin e Kongreseve
E diela e sotme është shpallur Ditë Zie Kombëtare me vendim të qeverisë, në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 73-vjeçare. Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë kanë nisur që në orët e para të mëngjesit homazhet publike, ku qytetarë të shumtë nga kryeqyteti dhe rrethet po i japin lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare të pas viteve ’90. Homazhet do të vijojnë deri në orën 11:00. Më pas, nga ora 11:15 deri në 11:45, do të zhvillohen homazhet shtetërore, ku pritet të marrin pjesë personalitete të larta politike dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore. Gjatë kësaj ceremonie do të mbahen edhe fjalime nga kryeministri Edi Rama, pasues i...