Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Dyshohet se vrau kushëririn, kapet në malin Gjorm autori. Policia publikon pamjet
Pas një operacioni të gjerë kërkimi që zgjati rreth 5 orë, ku u përdor edhe droni, Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes që ndodhi mbrëmjen e djeshme, 1 nëntor, në fshatin Gjorm të Selenicës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00, në rrugën përpara banesës së autorit, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari B.A., dyshohet se vrau me armë zjarri kushëririn e tij, D. A., 36 vjeç, banues në Fier. Më poshtë, pamjet nga arrestimi: Sipas njoftimit zyrtar, pas marrjes së informacionit nga familjarët se viktima ishte gjetur pa shenja jete, Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit, ngriti një grup hetimor të përbërë nga specialistë të Hetimit të Krimeve ndaj Personit dhe ekspertë kriminalistikë,...