Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, dhjetëra qytetarë fierakë nisen drejt Tiranës
Që në orët e para të mëngjesit, dhjetëra qytetarë nga Fierit janë nisur drejt Tiranës për t’ju bashkuar homazheve në Pallatin e Kongreseve, në nderim të liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili do të përcillet sot për në banesën e fundit. Në shenjë respekti për figurën e tij, Bashkia Fier ka vënë në dispozicion dy autobusë që u nisën në orën 07:00.Fieri, i njohur si një nga bastionet tradicionale të socialistëve, ka treguar gjithmonë vlerësim dhe respekt të thellë për çdo udhëheqës të kësaj force politike.