Taulant Balla mbërrin i pari nga Partia Socialiste, kryen homazhe në nder të Nanos

Taulant Balla mbërrin i pari nga Partia Socialiste, kryen homazhe në nder të Nanos

Deputeti i PS-së, Taulant Balla ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve për të nderuar dhe kryer homazhe për ish-kryeministrin, Fatos Nano. Balla është i pari nga Partia Socialiste që ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve.  Edhe qytetarë të shumtë janë duke kryer homazhe të cilat nisën në orën 08:30. Këshilli i Ministrave të premten vendosi që të shpallë Zi Kombëtare ditën e dielë, më 2 nëntor në nderim të Nanos. Këtë të dielë të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulin flamuri kombëtar në gjysmë shtize.