Sot, më 2 nëntor 2025, Shqipëria i jep lamtumirën e fundit ish-kryeministrit dhe ish-liderit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, në një ceremoni shtetërore që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, homazhet publike nisin në orën 08:30 dhe do të vijojnë deri në 11:00, duke u dhënë mundësinë qytetarëve të nderojnë figurën e një prej politikanëve më të rëndësishëm të tranzicionit shqiptar.
Në orën 11:15 është parashikuar të zhvillohen homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik, ndërsa ceremonia funebre shtetërore do të nisë në orën 12:00, në prani të autoriteteve të larta të shtetit dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë.
Pas përfundimit të ceremonisë, trupi i të ndjerit do të përcillet për në banesën e fundit, në një ceremoni private familjare.
Ish-kryeministri Nano mbylli sytë më 31 tetor, në moshën 73-vjeçare. Ai ndërroi në një spital privat, ku po kurohej prej disa javësh nga një sëmundje në rrugët e frymëmarrjes.
