Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Shqipëria 1 minutë heshtje në nder të Fatos Nanos/ Përcillet sot për në banesën e fundit ish-kryeministri (Agjenda)
                            Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen e ditës së sotme, Ditë Zie Kombëtare, në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano që u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 73-vjeçare. Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, në orën 08:30 – 11:00 do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve homazhet publike. Ndërsa homazhet shtetërore dhe nderimi nga personalitetet do të mbahen në orën 11:15 – 11:45. Është parashikuar që në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin, ndërsa 5 minuta më pas në orën 12:05 të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës për ish kreun e PS dhe ish- kryeministrin. “Këshilli...