Vlorë – Në vijim të hetimeve për ngjarjen e rëndë në fshatin Gjorm, policia ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin Bertil Alliaj, i cili dyshohet se ka vrarë kushëririn e tij, shtetasin Dalan Alliaj, me armë zjarri.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Pas kryerjes së krimit, Bertil Alliaj është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa autoritetet bëjnë apel që kushdo që ka informacion të kontaktojë menjëherë me policinë për të ndihmuar në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
